
Ed Sheeran mund të mos jetë thjesht një i ftuar në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce.
Këngëtarja e hitit “Love Story” kishte lënë të kuptohej që vitin e kaluar se do të ishte e vështirë ta mbante mikun e saj të ngushtë larg skenës gjatë ditës së saj të madhe.
Gjatë një interviste në tetor 2025, Swift u pyet nëse Sheeran do të performonte në dasmën e saj. Me humor, ajo la të kuptohej se kjo ishte një mundësi reale.
“Ed e di shumë mirë se nëse ka një skenë, ai do të jetë mbi të,” tha këngëtarja. “Ai e di çfarë duan njerëzit dhe dëshiron t’ua japë atë.”
Taylor Swift shtoi se një nga arsyet pse miqësia e tyre ka funksionuar për kaq shumë vite është dashuria e përbashkët për muzikën dhe performancën.
“Ne të dy e duam skenën, të shkruajmë dhe të këndojmë. Shpesh themi me shaka: ‘Mos më detyro të këndoj!’ dhe pastaj e bëjmë gjithsesi,” u shpreh ajo.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn, janë mes të ftuarve në ceremoninë e shumëpritur të Swift dhe Kelce.
Madje, burime pranë çiftit kanë treguar se Taylor është frymëzuar nga privatësia e dasmës së Ed Sheeran në vitin 2018, duke synuar të mbajë larg vëmendjes së publikut sa më shumë detaje të ceremonisë së saj.
Pavarësisht thashethemeve të mëparshme për një ftohje të raportit mes tyre, Sheeran i hodhi poshtë ato vitin e kaluar, duke theksuar se ai dhe Taylor Swift mbeten miq shumë të afërt.
Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të mbahet më 3 korrik në Nju Jork, me një listë të gjatë të ftuarish VIP dhe surpriza të shumta për të pranishmit.