Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

Lapsi.al 10 June 2026
rama balluku ne fier
Kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendësja e tij nën akuzë, Belinda Balluku gjatë mitingut për 35 vjetorin e PS në Fier. Foto: Facebook.

Mijëra qytetarë po dalin në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit duke protestuar prej dhjetë ditësh kundër një një investimi masiv turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro -Nartë dhe kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

E ndërsa protestat në terren sa vijnë e bëhen më masive, shoqëruar me protesta të diasporës dhe me reagime të forta në rrjetet sociale në komente e peticione, Rama ka zgjedhur të kundërpërgjigjet në takimet e improvizuara për 35 vjetorin e Partisë Socialiste – të ngjashme me antimitingjet.

Rama shfaqet çdo ditë në takime politike me militantë të Partisë Socialiste të organizuara në të njëjtën fashë orari kur protestuesit derdhen në sheshe dhe të transmetuara live me regji në rrjetet e tij sociale dhe në ekranet e televizioneve.

Në fjalimet e gjata të mbajtura gjatë këtij turi, në përpjekje për të mbajtur vëmendjen publike, Rama ka tentuar të zhvlerësojë zemërimin popullor, duke e paraqitur atë si të motivuar politikisht ose si pjesë e interesave të huaja që kundërshtojnë zhvillimin e vendit.

Jo në pak raste ai ka përdorur gjithashtu një gjuhë intimiduese, seksiste dhe përqeshjeje ndaj protestuesve.

Analistë të politikës e shohin këtë strategji komunikimi që kryeministri ka zgjedhur si përpjekje për të krijuar një realitet paralel, i cili po nxjerr në pah një kontrast vlerash; narrativa e suksesit të zhvillimit përballë qytetarëve që kërkojnë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi politike.

Për Afrim Krasniqin, drejtor i Institutit për Studime Politike, takimet përfaqësojnë gjithashtu ‘nonsense” dhe mospërputhje të thellë mes retorikës së tij dhe asaj që po ndodh realisht në vend.

“Rama përdor një retorikë se po punon për të ardhmen e Shqipërisë dhe ka një projekt e një vizion të cilin askush nuk e ka, por kjo ka një kontrast të thellë me gjeneratën e re që po proteston, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke e fajësuar atë për tranzicionin, për koprrupsion e lartë, për mungesën e sensit të përgjegjësisë,” tha Krasniqi.

Turi i Ramës, sipas Krasniqit ka në thelb mbijetesën e tij personale si dhe interesat e një grupi lobues që kontrollon financat publike, mediat si dhe institucionet shtetërore dhe përfaqësuese, përfshi dhe Partinë Socialise.

“Rama duhet të shfaqë të paktën standardet minimale të komunikimit dhe sjelljes së një vendi me standardet e BE-së, ndërkohë që retorika e tij është fyese, diskriminuese, populiste dhe e kundërt me gjithë parimet që promovon BE dhe që janë detyrime për Shqipërinë,” tha Krasniqi.

Edhe për Agron Haxhimalin, drejtor i Institutit Shqiptar të Bashkive, takimet politike të Ramës tregojnë se shqiptarët po jetojnë në dy realitete të ndryshme.

“E vërteta dhe zemrat qytetare që janë në të drejtën e tyre minimaliste të kërkojnë shërbime dhe transparencë dhe propaganda qeveritare, por jo vetem, që flet për Shqipërinë turistike të zhvilluar, ndërkohë që qytetarët janë në bulevard dhe çdo qytet duke protestuar kundër kësaj qeverie,” tha ai.

“Një qeveri e përgjegjshme dhe një kryeministër me integritet do t’i kishte stopuar urgjentisht këto takime,” shtoi ai, ndërsa theksoi se “prioriteti aktual është Shqipëria që kërkojnë mijëra qytetarë”.

Për Haxhimalin, gjëja më shqetësuese në këto takime është përdorimi politik i administratës publike në një moment kur janë hapur negociatat me BE-në dhe po synohen standardet europiane të shtetformimit.

“Këtu nuk ka më dyshime apo indicie, janë fakte”- thotë ai, duke shtuar se “PS është në të drejtën e saj të festojë me anëtarët, por punonjësit që paguan nga taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të lënë shërbimin publik për takime politike”.

Sipas Haxhimalit, këto fenomene joevropiane duhet të ndalohen me sanksione ligjore ndaj cilido punonjësi publik, ndaj çdo titullari qendror dhe vendor që urdhëron dhe lejon të tilla veprime.

Edhe për Krasniqin pjesëmarrja e administratës në këto takime politike është një tregues që mazhoranca aktuale jo vetëm nuk ka nxjerrë mësime nga kritikat e së kaluarës, nga OSBE-ODIHR dhe BE, por se “koncepti i patronazhistëve dhe i militantëve vazhdon të dominojnë mbi konceptin e shtetit”.

“Fakti që Rama i mbyll takimet me ‘rrofshin patronazhistët’ dhe jo me ‘rroftë Shqipëria’ nuk është çështje e një nacionalizmi, por e devijimit ekstrem të parimeve demokratike dhe deformimit të sistemit përfaqësues,” theksoi ai. /Birn

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI