Flash

Rama sot në OKB, pritet fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme

Lapsi.al 25 September 2026

Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot fjalimin e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Debati i përgjithshëm i sesionit të 81-të zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator. Rama ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara, ku po zhvillon një sërë takimesh në kuadër të javës së nivelit të lartë të OKB-së. Ende nuk është bërë publike përmbajtja e fjalimit të tij.

Një nga temat që ka zënë vend në deklaratat e tij gjatë kësaj vizite është vendimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, Rama deklaroi se Shqipëria do të qëndrojë në krah të Kosovës dhe kundërshtoi atë që e cilësoi si “varrosje për së gjalli” të katër ish-drejtuesve.

Në Michigan, kryeministri u takua me përfaqësues të diasporës shqiptare dhe njoftoi hapjen e një konsullate shqiptare në Detroit. Ai foli gjithashtu për forcimin e lidhjeve me shqiptarët jashtë vendit dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2030. Axhenda e Ramës në SHBA përfshin edhe takime me përfaqësues politikë, organizata ndërkombëtare dhe aktorë të tjerë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI