Flash

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 117-të: Arrestoni Ramën!

Lapsi.al 24 September 2026

U zhvillua këtë të enjte protesta e 117-të kundër qeverisë ku morën pjesë qytetarë të shumtë. Gjatë tubimit, ata përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan edhe anulimin e ligjeve.

“Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” janë dëgjuar gjatë marshimit, ndërsa protestuesit janë drejtuar për në sheshin “Nënë Tereza”.

Ata bënë thirrje për arrestimin e kryeministrit Rama, pas skandalit të SHISH. Kjo duke argumentuar se institucionet e shtetit kanë rënë në shërbim të krimit të organizuar dhe shërbimeve të huaja. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI