Flash

Rama: Persona nga Kosova dhe Tetova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën

Lapsi.al 12 June 2026

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot lidhur me  protestën në kryeqytet, nuk ngurroi të hidhte kunja. 

Sipas tij, ka pasur edhe persona nga Kosova apo Tetova, që njësoj si opozita kanë hedhur gurë në bulevard dhe kanë fshehur dorën.

“Asgjë normale edhe në faktin se, megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se po nuk dëmtohet sezoni nga anulimet e rezervimeve për protestës, forca të ndryshme hidhen në bulevard, gurë deri edhe nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën, njësoj si nga opozita që derdh në bulevard prurjet e kënetës së vet dhe tabakatë që mbledhin likes me dhe qajnë hallin e popullit, edhe partitë e reja që mbeten të vogla por u bënë të vjetra kërkojnë edhe ato një copë aty. Me këta nuk kemi asnjë punë. Për të rinjtë që mendojnë se po bëjnë revolucion kam simpati dhe mund të flas nëse ata duan të flasin. Fundja një gjë të jashtëzakonshme e kanë bërë vërtet për Tiranën: kanë pastruar zhulin e shoqatës së motovarëve që e kishin kthyer bulevardin në një vend ndyrësie, të mbetur vetëm erë”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI