Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

PD: Beqiri duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar

Lapsi.al 29 July 2026

Arrestimi në Francë i biznesmenit Ermal Beqiri ka rikthyer në qendër të vëmendjes dosjen e AKSHI-t dhe akuzat për abuzime me tenderët publikë. Partia Demokratike ka ngritur pretendime për një skemë me përmasa të gjera që lidhet me fondet publike, teknologjinë dhe kontratat shtetërore.

Nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, u ndal edhe te aktivitetet private të Beqirit, përfshirë avionin e tij personal dhe kompaninë që ofron shërbime në fushën e aviacionit. Sipas Këlliçit, arrestimi i biznesmenit në Francë dhe lidhjet e tij me kompanitë e teknologjisë dhe tenderët publikë kërkojnë një hetim të plotë, jo vetëm ndaj personave të përfshirë në dosje, por edhe për përgjegjësitë politike që ai pretendon se qëndrojnë pas kësaj çështjeje.

Deklarata e Plotë:

Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës në uzurpimin e AKSH-it dhe kthimin e tij në ‘kopësht privat të familjes kryeministrore”, Ermal Beqiri, është prangosur nga policia franceze. Ky është lajm i mirë për taksapaguesit shqiptarë dhe një lajm i keq për Edi Ramën dhe bandën e tij, të cilëve po u shtrëngohet laku. Ermal Beqiri, në emër të Kryeministrit, ka kryer pengmarrje, shantazhe, vjedhje parash dhe të dhënash personale, duke e kthyer një institucion publik të shtetit, në një kuplara sekrete të sektit të Rilindjes.

Partia Demokratike përshëndet Xhandarmërinë dhe Forcat e Hapësirës Ajrore Franceze që arrestuan kriminelin Beqiri, një armik jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Francës. Ne nuk mund të rrimë pa vënë re edhe një rastësi apo ironi të gjërave: janë gjithmonë shërbimet e huaja që kryejnë ndjekjen, hapin dosjet dhe bëjnë arrestimet e kriminelëve shqiptarë. Kjo shpjegon shumë, ose për paaftësinë ose për korruptimin e institucioneve të sigurisë shqiptare, që janë kthyer në anekse të pushtetit, jo më në zyra të shtetit.

Ermal Beqiri nuk duhet të japë llogari vetëm për qindra miliona euro të grabitura nga qytetarët shqiptarë, jo vetëm për pengmarrjen e Daniel Shimës, jo vetëm për skemat, që e bëjnë atë qartësisht anëtar të një organizate kriminale, por edhe për përdorimin, bashkë me Edi Ramën, të të dhënave të qytetarëve shqiptarë për sistemin e patronazhimit, etj. SPAK po bën sikur po heton Beqirin, dhe nuk po heton padronin e tij Edi Rama, dhe çdo hetim që nuk çon te padrinoja, ashtu si shumë të tjerë, është punë gjysmake, moszbardhje e së vërtetës dhe mosvendosje e drejtësisë në vend.

Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal, që është pikërisht ky avion që shihni në këtë foto dhe që mbart logon Soft Solution. Ky avion është në pronësi të kompanisë Fly Solution, të regjistruar nga Ermal Beqiri në Slloveni. Foto që shihni në ekran, është foto e ëebsite të kësaj kompanie. Në fund lexojmë dhe Fly Solution-The sky is yours, qielli është i yti, njëlloj si në filmin hollivudian Scarface, ku Toni Montana kishte logon The World is yours.

Nëse SPAK do kishte kryer detyrën dhe do të kishte bashkëpunuar me autoritetet Sllovene, kjo kompani dhe avionët e saj, do të ishin vënë nën sekuestro dhe nuk do të përdoreshin dot nga person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri, as për fluturimet e tij personale dhe as për transport të kush e di çfarë tjetër. Logjika është fare e thjeshtë. Është pikërisht SPAK, autoriteti që ka lejuar Ermal Beqirin të lëvizë lirshëm dhe të përdorë asetet e blera me paratë e vjedhura nga populli më i varfër në Europë.

Ndërkohë, Ermal Beqiri duhet hetuar, jo vetëm si kriminel lokal dhe ushtar i Ramës, por edhe si agjent ndërkombëtar. Dyshimi i Forcave Ajrore franceze se fluturimi i tij mbi një central të energjisë bërthamore, në kuota më të ulëta se sa lejohet, nuk mund të jetë një gabim. Edi Rama e ka dëshmuar prirjen dhe shijen e sëmurë dhe të theksuar për kartelet, ish-shefat e shërbimeve sekrete me të kaluar të dyshimtë, kryeagjentët që tradhtojnë vendet e tyre, si miku i tij i ngushtë Charles McGonigal.

Fakti që Ermal Beqiri është një agjent i Edi Ramës fillimisht, dhe ky i fundit është kryeministër i një vendi të NATO-s, e bën çështjen dhe hetimin edhe më emergjent, edhe më të rëndësishëm. Në fund, nuk mund të lë pa përmendur protestuesit, që prej 60 ditësh rezistojnë në Tiranë pavarësisht temperaturave të larta, gazit helmues dhe dhunës së Ramës me narkopolicinë e tij. Të dashur miq, sa herë dilni në protestë kujtohuni se dilni kundër njerëzve si Ermal Beqiri, bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, tradhtarëve të Shqipërisë, që pasi u vjedhin, vihen gjoja në ndjekje dhe kapen me avionë privatë duke shijuar paratë që u kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj. Prandaj thirrja juaj vjen sot më shumë se kurrë dhe ajo nuk duhet të ndalet: Rama, jepe dorëheqjen!

Të këshilluara

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI