Flash

Në kërkim për trafikim narkotikësh/ Arrestohet 23-vjeçari në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali

Lapsi.al 29 July 2026

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 23-vjeçar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali. Ai ishte pjesëtari i një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve.

Ai është Latif Biba, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të. Biba akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI