
Një person ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht me një mjet pune të tipit fresibël (troko). Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa viktima ishte duke kryer punime në banesë në momentin kur është dëmtuar.
Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.