
Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor në ishullin e Kretës në Greqi. Edison Xhaka, 27 vjeç nga Elbasani dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi, po udhëtonin me motor kur në rrethana ende të paqarta janë përplasur me barrierat anësore dhe kanë humbur jetën.
Shoqata Shqiptare Kisamo "Kastel" bën me dije se ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës, në aksin Kissamos Hania afër Kolimbarit. Xhaka jetonte e punonte prej vitesh në Kissamo, kurse Toçila me kohë të pjesshme. Shoqata shpreh ngushëllime për të dy djemtë, ndërsa shkruan se ngjarja ka qenë tronditëse për komunitetin.