
Melania Trump i ka futur një kunj bashkëshortit të saj Donald Trump. Në një intervistë me Fox News Business, Zonja e Parë deklaroi se pati “një fëmijëri të bukur” gjatë komunizmit, një sistem politik që bashkëshorti i saj shpesh e quan "kërcënimi më i keq për Shtetet e Bashkuara".
"Unë u rrita nën komunizëm dhe, sinqerisht, nuk më ka shpëtuar asgjë", tha ish-modelja sllovene, bashkëshorti i së cilës përdor shpesh termat "komunizëm" dhe "komunist" për të sulmuar demokratët e krahut të majtë dhe të tjerë që, si kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, identifikohen si socialistë demokratë. ©LAPSI.al