Flash

Rrëfimi tronditës i Andy Carroll: “Pësova dhunë sek*uale nga një mik i famshëm. E gjeta në shtratin tim”

Për herë të parë Andy Carroll është hapur me sinqeritet për momentin më të keq të jetës së tij, duke zbuluar se ka pësuar një sulm seksual në vitin 2021.

Lapsi.al 24 September 2026

Për herë të parë Andy Carroll është hapur me sinqeritet për momentin më të keq të jetës së tij, duke zbuluar se ka pësuar një sulm seksual në vitin 2021. Ish-sulmuesi i Liverpool dhe Newcastle ka zgjedhur të tregojë gjithçka në faqet e librit të tij të ri, Owning It, duke përfshirë edhe episodin traumatik që ndodhi disa vite më parë në shtëpinë e tij: deri në momentin e fundit kishte qenë i pavendosur nëse do të përfshinte edhe të vërtetën për atë që i kishte ndodhur, por vendosi të fliste për të ndihmuar edhe persona të tjerë viktima të dhunës.

Sot anglezi është 37 vjeç dhe luan për Dagenham & Redbridge, skuadër e National League South, ku është gjithashtu një nga pronarët. Në autobiografinë e tij ai ka rikthyer të gjithë karrierën, por ka dashur të flasë edhe për dhunën që ka pësuar: “Më ndodhi diçka disa vite më parë që ishte aq traumatike, sa vendosa ta përfshija në këtë libër vetëm në minutën e fundit. Kam qenë viktimë e dhunës seksuale, ja, e thashë. Është e frikshme edhe vetëm ta mendosh dhe, deri tani, vetëm pak njerëz e dinin”.

Rrëfimi i Carroll

Është një kapitull traumatik i jetës së tij dhe që ende e frikëson, edhe pas shumë vitesh. Ai ka reflektuar gjatë përpara se të fliste publikisht, por vendosi të ekspozohej për të ndihmuar persona të tjerë që, ashtu si ai, kanë qenë viktima të dhunës seksuale. Carroll ka treguar se ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2021, gjatë vitit të fundit që kaloi te Newcastle. Pas një ndeshjeje, në shtëpinë e tij erdhi një “mik i famshëm” i ish-partneres së tij, emrin e të cilit nuk ka dashur ta bëjë publik: burri ishte vetëftuar në shtëpinë e tij për të parë një ndeshje boksi, gjë që e la futbollistin të habitur. Carroll kishte kuptuar se diçka nuk shkonte: “Gjithmonë më kërkonte mua dhe ish-partneres sime të dilnim me të dhe madje më blinte edhe rroba. Fillon të përgatisë pijet në kuzhinë. Ndihesha i trullosur dhe mendoj se më ka hedhur diçka më shumë seç duhej”.

Anglezi ka zbuluar se ka pësuar dhunë seksuale nga një “mik i famshëm”

Sulmuesi ishte ofruar t’i thërriste një taksi që të largohej, por miku i tij preferoi të flinte në dhomën e miqve. Në atë moment ndodhi e paimagjinueshmja: Carroll tregon se u zgjua nga burri, i cili po përpiqej t’i kryente seks oral nën çarçafë, kundër vullnetit të tij. Ai e kujton gjithçka qartë: “Unë fle zhveshur dhe kur zgjohem gjej këtë tip nën jorgan duke u përpjekur të më kryejë seks oral. E godita me shuplakë sa më fort që munda dhe ai ra përtokë. Mori veten pikërisht kur po mbërrinte policia dhe menjëherë filloi t’u thoshte policëve se e kisha goditur pa arsye”.

Dënimi i agresorit

Pas dhunës së pësuar filloi beteja ligjore e Carroll: “Çështja u zvarrit për dy vjet. Askush, përveç partneres sime dhe familjes së saj, nuk kishte dijeni dhe nuk më ofruan asnjë mbështetje”. Një situatë dramatike që përfundoi me kallëzimin ndaj burrit dhe një proces gjyqësor, të cilin futbollisti e përshkruan si “poshtërues, të turpshëm dhe absolutisht të tmerrshëm”. Agresori, i cili mbetet anonim gjatë gjithë rrëfimit, u shpall fajtor për vepra seksuale dhe u dënua me tre vite burg, por vendimi nuk e fshin traumën e futbollistit, i cili ka mbetur thellësisht i prekur nga dhuna e pësuar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI