Flash

Selena Gomez dhe Benny Blanco drejt zgjerimit të familjes? Këngëtarja zbulon planet për të ardhmen

Lapsi.al 24 September 2026

Selena Gomez ka folur rrallëherë për planet e saj për të krijuar familje, duke zbuluar se dëshiron të bëhet nënë në të ardhmen.

Këngëtarja dhe sipërmarrësja 34-vjeçare foli gjatë Fast Company Innovation Festival në New York, ku u shfaq së bashku me kolegen e saj Elyse Cohen dhe redaktoren e Fast Company, Yasmin Gagne.

Gjatë bisedës, Gomez u pyet se për cilin arritje të Rare Impact Fund, organizatës së saj jofitimprurëse të fokusuar te shëndeti mendor, ndihet më krenare.

“Besoj se ajo që më bën krenare është të di se po bëjmë vërtet një ndryshim”, u shpreh ajo.

Më pas, Selena përmendi motrën e saj 13-vjeçare dhe foli edhe për dëshirën për të pasur fëmijë.

“Kam një motër 13-vjeçare që do të thotë gjithçka për mua dhe, përfundimisht, do të kem edhe fëmijët e mi. Kjo është diçka që nuk dua të jetë tabu”, tha ajo.

Deklarata vjen rreth dy vite pasi Gomez zbuloi se, për shkak të problemeve shëndetësore, nuk mund të mbajë vetë një shtatzëni.

Në një intervistë për Vanity Fair në vitin 2024, ajo kishte rrëfyer se “fatkeqësisht nuk mund t’i mbaj vetë fëmijët”, duke shpjeguar se disa probleme mjekësore do të mund të rrezikonin jetën e saj dhe të foshnjës.

“E kuptova se rruga ime drejt mëmësisë do të dukej ndryshe”, ishte shprehur Gomez në atë kohë.

Ajo kishte treguar gjithashtu se surrogacia dhe birësimi janë dy mundësi që i ka konsideruar për të realizuar ëndrrën për t’u bërë nënë.

“Nuk është domosdoshmërisht mënyra si e imagjinoja. Mendova se do të ndodhte në të njëjtën mënyrë si për të gjithë të tjerët”, kishte thënë ajo.

Megjithatë, Gomez kishte theksuar se, pavarësisht mënyrës se si do të vijë mëmësia, fëmija do të jetë i saji.

“Në fund të fundit, nuk më intereson. Do të jetë i imi. Do të jetë fëmija im”, ishte shprehur ajo.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI