Flash

Kryeministri Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD largohen nga salla

Lapsi.al 18 November 2026

Kryeministri Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD largohen

Deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me kryetarin Sali Berisha, kanë braktisur sallën e Kuvendit në momentin kur kryeministri Edi Rama u ngjit në foltore për të mbajtur fjalën e tij. Demokratët u ngritën njëkohësisht nga vendet dhe u larguan, duke refuzuar të ndiqnin fjalimin e kreut të qeverisë gjatë seancës plenare ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2027 dhe Paketa Fiskale.

Largimi vjen në shenjë proteste ndaj projektbuxhetit, të cilin opozita e ka kundërshtuar, duke e cilësuar si një buxhet që favorizon korrupsionin dhe jo interesat e qytetarëve. Një ditë më parë, Berisha kishte paralajmëruar se demokratët do të votonin kundër projektbuxhetit, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe konsultimi me bizneset dhe grupet e interesit. Seanca e sotme është parashikuar për shqyrtimin në parim të projektbuxhetit dhe ndryshimeve fiskale, të cilat prekin tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në, taksat kombëtare dhe akcizat.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI