Flash

Individët më pak interes për të blerë borxhin e qeverisë

Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të tremujorit të parë 2026, individët zotëronin 16.75% të borxhit të brendshëm, nga 18.53% në fund të vitit 2025. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte […]

Lapsi.al 27 May 2026

Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të tremujorit të parë 2026, individët zotëronin 16.75% të borxhit të brendshëm, nga 18.53% në fund të vitit 2025. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte dhe investimet e kryera nëpërmjet bankave tregtare.

Investimet e individëve në bono po ulen për të tretin vit radhazi, ndërsa pesha e individëve në strukturën e financuesve të borxhit të brendshëm publik ka arritur nivelin më të ulët që prej vitit 2018.

Rënia e interesit të individëve konfirmohet edhe nga ecuria e investimeve të reja gjatë periudhës. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për tremujorin e parë 2025 individët investuan 7.9 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, në rënie me 15.4% krahasuar me një vit më parë.

Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 2370, me një rënie vjetore prej 17.6%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.

Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 5.8 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 15.2%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 2.1 miliardë lekë, 15.9% më pak krahasuar me 3-mujorin e parë 2025.

Pjesa e portofolit të borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pati arritur nivelin më të lartë historik prej 20.4% në vitin 2023. Kjo u nxit nga rritja e shpejtë e yield-eve që pasoi valën inflacioniste në vitit 2022. Por, rënia e yield-eve gjatë dy viteve të fundit është reflektuar menjëherë në zbehjen e interesit të individëve për të investuar në titujt e borxhit qeveritar.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve në përgjithësi kanë shfaqur një tendencë rënëse edhe në tremujorin e parë të vitit, falë gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm në fund të marsit 2026 ra në 4.19%, nga 4.23% që kishte qenë në fund të vitit 2025 dhe 4.42% që kishte qenë një vit më parë.

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.33%, nga 4.35% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Aktualisht, yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët që prej vitit 2022, kur kriza inflacioniste që nxiti konflikti në Ukrainë solli një rritje të fortë të normave të interesit në tregjet financiare. Ecuria e yield-it mesatar konfirmon një ecuri përgjithësisht në rënie të kostos së huamarrjes së qeverisë shqiptare edhe në tremujorin e parë të vitit.

Yield-i mesatar i borxhit ka pësuar rënie, megjithëse Ministria e Financave ka vijuar të rrisë maturitetin mesatar, nëpërmjet shtimit të peshës specifike të instrumenteve afatgjata në strukturën e huamarrjes së re./ E.Sh. Monitor 

Burimi: Ministria e Financave

 

Të këshilluara

Numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në këtë vit akademik janë regjistruar 115,7 mijë studentë me tkurrje 5.5% nga viti 2024. Rënien më të fortë e kanë pësuar Universitetet Publike, teksa në ato private […]

17:46

Vrasje, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe EUROJUST: 12 të arrestuar

Një mega-operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROJUST ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të rrezikshëm kriminal franko-italian dhe shqiptar, i përfshirë në krime të rënda si vrasje me metoda mafioze, trafik droge dhe pastrim parash. Gjatë operacionit të shtrirë në dy shtetet, në Itali dhe Shqipëri, janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar […]

17:38

Friedman: Trump po e mbyll luftën me Iranin duke i dhënë regjimit një jetë të dytë

Në një editorial të fortë për The New York Times, Thomas L. Friedman argumenton se Trump mund ta shesë si fitore fundin e luftës me Iranin, nëse arrin të largojë uraniumin pranë nivelit të bombës. Por sipas tij, çmimi real mund të jetë shumë më i rëndë. Një regjim iranian i lënë në pushtet, i forcuar nga lehtësimi i sanksioneve dhe tashmë i vetëdijshëm se mund të mbajë peng ekonominë globale përmes Ngushticës së Hormuzit.

16:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI