Flash

Grabitja në Rinas, vëllezërit Çala çojnë çështjen në Kushtetuese

Lapsi.al 27 May 2026

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë për dosjen e grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit.

Kërkesa është depozituar nga avokatët e tyre, Evjola Shehu dhe Neshat Fana, të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimit aktual dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim të ri.

Sipas mbrojtjes, gjatë procesit gjyqësor janë cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor dhe të drejtat kushtetuese të të dënuarve.

Gjykata e Lartë kishte lënë më herët në fuqi dënimet për grupin e akuzuar për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku u morën miliona euro nga një automjet që transportonte para për bankat e nivelit të dytë.

Për këtë dosje, Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg. Në total, për të akuzuarit e grupit janë konfirmuar mbi 120 vite burg.

Grabitja e Rinasit konsiderohet një nga ngjarjet kriminale më të bujshme në Shqipëri, pasi autorët hynë të armatosur në pistën e aeroportit dhe morën një shumë të madhe parash brenda pak minutash.

Të këshilluara

Alarmi global për Super El Niño! Rrezik i madh për ndërprerje të internetit

Shkencëtarët dhe meteorologët po ndjekin me shqetësim një zhvillim të mundshëm klimatik të quajtur “Super El Niño”, për të cilin Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) ka paralajmëruar se mund të shfaqet në korrik të këtij viti. Fenomeni El Niño lidhet me ngrohjen anormale të ujërave të Oqeanit Paqësor, e cila ndikon në […]

13:32

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI