Flash

Ebola alarmon SHBA-të, hapet qendër karantine në Kenia

Lapsi.al 27 May 2026

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë hapjen e një qendre karantine në Kenia për rastet e dyshuara ose të konfirmuara me Ebola, kryesisht për qytetarët amerikanë që largohen nga Republika Demokratike e Kongos, ndërsa epidemia vijon të përhapet.

Sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, qendra është ende në pritje të miratimit nga autoritetet keniane. Objektivi i saj do të jetë izolimi dhe monitorimi i personave të ekspozuar ndaj virusit pa qenë nevoja që ata të transportohen menjëherë drejt SHBA-së. Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë shtuar masat e kontrollit për udhëtarët që vijnë nga Republika Demokratike e Kongos, Uganda dhe Sudani i Jugut, duke i ridrejtuar ata për kontrolle shëndetësore në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Washington.   

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë regjistruar mbi 900 raste të dyshuara me Ebola dhe rreth 220 viktima të dyshuara. Megjithatë, ekspertët besojnë se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta për shkak të vështirësive në terren. Kreu i Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se konfliktet e armatosura në lindje të Kongos po pengojnë rëndë përpjekjet për kontrollin e epidemisë.  

Sipas tij, për variantin Bundibugyo të virusit Ebola nuk ekziston ende një vaksinë apo trajtim i miratuar, ndërsa situata humanitare po përkeqësohet nga zhvendosjet masive të popullsisë dhe sulmet ndaj institucioneve shëndetësore. Tedros bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në zonat e konfliktit, në mënyrë që ekipet mjekësore të kenë akses të sigurt dhe të mund të vazhdojnë gjurmimin e rasteve dhe trajtimin e të infektuarve.

Të këshilluara

Alarmi global për Super El Niño! Rrezik i madh për ndërprerje të internetit

Shkencëtarët dhe meteorologët po ndjekin me shqetësim një zhvillim të mundshëm klimatik të quajtur “Super El Niño”, për të cilin Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) ka paralajmëruar se mund të shfaqet në korrik të këtij viti. Fenomeni El Niño lidhet me ngrohjen anormale të ujërave të Oqeanit Paqësor, e cila ndikon në […]

13:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI