Flash

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Lapsi.al 27 May 2026

Bordi i Transparencës këtë të mërkurë në mbledhjen e radhës ka ndryshuar çmimet e karburanteve. Sipas njoftimit bëhet me dije se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri. Çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të jetë më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

Bordi i Transparencës ndër të tjera tërhoqi vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në njoftim theksohet se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI