Flash

Gjykata e Lartë rrëzon Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin

Lapsi.al 27 May 2026

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e vitit 2021 të Apelit të GJKKO për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Gjyqtarët kanë lënë në fuqi dënimin me 55 vite burg në total për 5 të akuzuarit, për 'gjobëvënie' dhe 'grup të strukturuar kriminal'. Në vendimin e formës së prerë të 5 viteve më parë, Emiljano Shullazi u dënua me 14 vite burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Për Gilmando Danin i cili ishte dënuar me 12 vite burg, Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit pasi ai nuk jeton më. Dani ashtu si gjithë të akuzuarit e tjerë përveç Emiljano Shullazit, ishte liruar dhe u ekzekutua në një atentat mafioz nëntorin e vitit 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit bashkë me mikun e tij, agjentin e AMP, Mustafa Sheqeri.

Ndërkohë Shullazi mbahet në qeli edhe për dy dosje të tjera të SPAK lidhur me vrasjet e vitit 2005, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut dhe operacionin ‘Revanshi’ ku për të është kërkuar dënimi me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasje e grup kriminal.

Të këshilluara

Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë

17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre. Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Europë dhe mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 13%. Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën […]

07:06

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI