Flash

Operacion antidrogë në Korçë/ Aksidentohen dy efektivë policie gjatë aksionit

Lapsi.al 27 May 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion antidrogë në fshatin Lumalas në Korçë.  Bëhet me dije se gjatë operacionit është vënë në pranga një person i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia ka zhvilluar edhe kontrolle në ambientet e një lokali në këtë fshat, ku ka gjetur më shumë se 12 doza lënde narkotike të dyshuara kokainë. Të arrestuarit iu gjet edhe një sasi tjetër në trup, ndërsa dyshohet se lokali përdorej për shitjen e drogës.

Mësohet se gjatë operacionit ka ndodhur edhe një aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të po të njëjtit fshat. Konkretisht dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë një prej efektivëve ka mbetur i lënduar dhe një person tjetër. 

Efektivi është dëmtuar në këmbë dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Të këshilluara

Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë

17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre. Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Europë dhe mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 13%. Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën […]

07:06

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI