Flash

Arrestohet në Meksikë nipi i “El Chapo”

Lapsi.al 26 May 2026

Ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch njoftoi kapjen në Sonora (pranë kufirit me SHBA-në) të Isai Martínez, nipit të "El Chapo" Guzmán. Operacioni u koordinua me Departamentin e Mbrojtjes dhe Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

I arrestuar edhe në vitin 2008 në moshën 25-vjeçare, ndaj tij kishte një urdhër ekstradimi në fuqi në Shtetet e Bashkuara. Detajet e operacionit dhe akuzat kundër tij mbeten të panjohura.

Prej kohësh, autoritetet meksikane, shpesh në koordinim me autoritetet amerikane, kanë goditur kartelet e drogës në tokën e tyre, duke arrestuar dhe eliminuar figura kyçe. Operacioni i fundit i madh ishte arrestimi në prill i "El Jardinero", shefit të Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco, organizatës kriminale më të frikshme dhe të dhunshme të Meksikës. 

Audias Flores Silva - emri i tij i plotë - konsiderohej pasardhësi i famëkeqit "El Mencho", i cili u vra nga ushtria meksikane në një operacion të armatosur shkurtin e kaluar, duke shkaktuar kaos dhe trazira në të gjithë vendin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI