Flash

Aksidenti tragjik në Tiranë, viktima një 21-vjeçar (Detajet)

Lapsi.al 26 May 2026

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë, pasditen e kësaj të marte në zonën e Yrshekut.

Nga informacionet paraprake, një motor është përplasur me një makinë në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. 

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. 

Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia.

Po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Policia jep detaje:

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Sipas informacioneve paraprake, nj&eum...

16:46

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI