Flash

Konferenca Ndërqeveritare/ Rama: BE nuk është parajsë, po s'ka alternativë tjetër!

Lapsi.al 26 May 2026

Pak orë përpara nisjes drejt Brukselit për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka mbyllur fazën e parë të negociatave dhe tashmë hyn në etapën e re të procesit, atë të mbylljes së grupkapitujve. Në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë mbi transformimin digjital dhe sigurinë juridike të pronës, Rama e lidhi momentin me zhvillimet e fundit në procesin e integrimit europian.

“Kemi hapur të gjitha kapitujt dhe tani me piketat e ndërmjetme të përcaktuara, i futemi fazës së mbylljes së negociatave”, tha Rama, duke e cilësuar këtë një moment “shumë të rëndësishëm” për Shqipërinë.

Kryeministri theksoi se pavarësisht kritikave apo problemeve që mund të ketë BE-ja, Shqipëria nuk ka alternativë tjetër më të sigurt dhe duhet patjetër të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

"Isha me guvernatorin e Bankës Qendrore të Austrisë dhe po diskutonim për Bashkimin Europian dhe i thashë që BE është diçka për të cilën mund të ankohesh gjithë ditën por me Bashkimin Europian një gjë është e sigurtë që natën nuk ke makthe. Nëse zgjedh një rrugë tjetër gjatë ditës mund të jesh më i lirë por natën do kesh makthe. Ndaj në këndvështrimin tim nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian. Nuk ka plan B, plan C, është vendi i duhur ku duhet të jemi patjetër. Nuk mund të jetë parajsë por nuk ka alternativë tjetër. Ju falendëroj, tani më duhet të iki sepse Bashkimi Europian po më pret”, tha Rama.

Shqipëria merr pjesë këtë të martë, më 26 maj, në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku pritet të diskutohen hapat e mëtejshëm të grupkapitullit “Themeloret”, që përfshin çështje të gjyqësorit, shtetit të së drejtës, administratës publike dhe funksionimit të institucioneve demokratike.

Konferenca në Bruksel do të drejtohet nga zëvendësministrja qipriote për Çështjet Europiane, Marilena Raouna, ndërsa pjesë e takimit do të jetë edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. Më herët, Marta Kos ka deklaruar se “mbyllja e grup-kapitujve është çmimi real për Shqipërinë”, duke nënvizuar se progresi i negociatave do të varet nga rezultatet konkrete në reforma.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI