Flash

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë rikthen kontrollin e aeroportit të Vlorës tek investitori kryesor MABCO, duke zhbllokuar një projekt prej mbi 90 milionë eurosh që kishte mbetur pezull për muaj të tërë nga konflikti mes ortakëve dhe proceset gjyqësore.

Lapsi.al 26 May 2026

Gjykata e Lartë i dha fund ngërçit të punimeve për aeroportin e Vlorës, duke zhbllokuar të drejtat e MABCO Constructions S.A. në administrimin e shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport” (VIA). Me vendimin e kësaj të marte, Gjykata e Lartë vendosi që të heqë çdo pengesë të krijuar për administrimin në terren të kantierit nga MABCO, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, që ka dhe shumicën e aksioneve.

Vendimi i jep fund absurdit që u krijua nga vendimet skandaloze të gjykatave, që për shkak të një mosmarrëveshjeje mes dy biznesmenëve i hoqën çdo të drejtë vote MABCO-s së Behgjet Pacollit, megjithëse ky mbante peshën kryesore të investimit.

Pritet që në ditët në vazhdim situata në kantierin e aeroportit të Vlorës të shkojë drejt normalizimit. Javët e fundit punimet ishin bllokuar, ndonëse projekti ndodhej në fazën përfundimtare dhe sipas palëve kërkoheshin vetëm ndërhyrje të fundit teknike për vënien në operim të terminalit.

Përplasja mes dy ortakëve nisi pas pretendimeve të ngritura nga 2A Group për kontrollin e 47% të aksioneve të aeroportit. Çështja hyri në një kalvar gjyqësor me plot të papritura dhe mbeti pezull që prej shtatorit 2025, pasi të drejtat e MABCO për të ushtruar kontrollin administrativ mbi kantierin e aeroportit u pezulluan.

Në praktikë, administrimi i përditshëm i kantierit kaloi nën kontrollin e 2A Group.

Gjatë këtyre 8 muajve, MABCO kërkoi që të vazhdonte normalisht punën në përputhje me aksionet e saj fillestare, ndërsa konflikti për 47% trajtohej ndërkohë në proceset gjyqësore.

Por në terren ndodhi e kundërta. Pati ngadalësim të ritmit të punimeve dhe më pas bllokim të tyre. Situata u përshkallëzua me tensione, pengim të hyrjes së punonjësve dhe specialistëve të kontraktuar nga MABCO, si edhe me përfshirjen e policisë në disa episode të raportuara publikisht nga palët.

Mosfunksionimi i aeroportit u kthye në një çështje e rëndësishme edhe në media, për shkak të ndikimit ekonomik, dhe për shkak të pritshmërive që projekti kishte krijuar për turizmin dhe ekonominë e jugut të vendit. Hapja e aeroportit ishte konsideruar si një nga investimet strategjike më të rëndësishme për rivierën shqiptare, me ndikim të drejtpërdrejtë në aksesin e turistëve dhe zhvillimin e sektorit të shërbimeve në Vlorë dhe zonat përreth.

Gjatë muajve të fundit, MABCO ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se vonesat nuk lidhen me probleme financiare apo teknike të projektit, por me bllokimin administrativ dhe juridik të aktivitetit në kantier nga kompania e Valon Ademit. Kompania zviceriane ka premtuar gjithashtu kryerjen e një auditi ndërkombëtar për certifikimin e sigurisë së punimeve dhe rifillimin normal të procesit të kolaudimit të aeroportit./Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Sipas informacioneve paraprake, nj&eum...

16:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI