Flash

Rama flet për Merz në Bruksel: Jemi talebanët e Europës, por do bëjmë gjithçka për BE-në

Lapsi.al 26 May 2026

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe propozimin e kacelarit gjerman Friedrich Merz, i cili kërkon anëtarësimin gradual të vendeve kandidate në BE. Duke folur nga Brukseli, ku u mbajt Konferenca Ndërqeveritare, Rama tha se zgjerimi nuk duhet të mbetet tabu dhe se përballë sfidave të reja dhe luftës, Europa duhet të gjejë mënyra kreative për të avancuar drejtë Integrimit.

Kryeministri theksoi më tej se kandidatët nuk duhet të ndahen, teksa shtoi se Shqipëria është “talebane e Europës” duke rikonfirmuar qëndrimin për tu anëtarësuar.

“Është shumë me interes dhe e mirëpritur vëmendja e veçantë që kancelari gjerman i kushton zgjerimit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë. Ka qenë një temë që për disa ishte tabu dhe për ne nuk ishte tabu. Unë jam i kënaqur me këtë sepse u bënë disa vite që mendoj se duhet gjetur një mënyrë krjuese sepse jemi në një botë krejt të re.

Europa ka një luftë me të cilën duhet të merret në tokën e saj dhe shumë sfida me të cilat duhet të përballet. Një Europë e bashkuar është më mirë për të gjithë. As qeveria e Shqipërisë, as e Ballkanit Perëndimor, por vetë Parlamenti Europian ka nxjerrë një raport që mbajtja jonë jashtë është më e kushtueshme sesa mbajtja brenda. Letra jonë u është drejtuar vendeve anëtare. Duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd, kandidatët nuk duhet të ndahen.

E dyta, po Moldavia? Moldavia u ka mbijeutar dy agresioneve ruse në dy fushata shumë të vështira e në dukje e brishtë, por një grua shumë e fortë i ka drejtuar me shumë guxim, me vullnet mjaft të fortë europian duke u premtuar moldavëve BE. Ne jemi talebanët e BE-së. Nuk do t’i hedhim sytë askund. Çfarëdo të duhet, do ta bëjmë për të hyrë brenda. Ka pika të dobëta që duhen marrë në konsideratë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI