Flash

Kompania e Pacollit kërkon zbatimin e menjëhershëm të vendimit për aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 26 May 2026

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi masat gjyqësore ndaj MABCO Constructions S.A., kompania e investitorit Behgjet Pacolli ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të “ligjshmërisë dhe normalitetit” në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke akuzuar institucionet shqiptare për heshtje dhe lejim të një situate që ka dëmtuar një investim prej mbi 90 milionë eurosh. Në një deklaratë zyrtare për mediat, MABCO tha se prej tetorit 2025 ishte privuar nga “ushtrimi i të drejtave themelore të aksionarit mazhoritar”, ndërsa e cilësoi situatën e krijuar si “një tentativë sistematike për shpronësim de facto të investitorit kryesor të huaj të projektit”.

Kompania i bëri thirrje Ministrisë së Infrastrukturës, QKB-së dhe Policisë së Shtetit të zbatojnë menjëherë vendimin e Gjykatës së Lartë, duke garantuar aksesin e plotë të përfaqësuesve, inxhinierëve dhe nënkontraktorëve të saj në kantierin e aeroportit. Sipas MABCO, vendimi i Gjykatës së Lartë “i hap rrugën rikthimit të ligjshmërisë”, por dëmet ekonomike dhe reputacionale të shkaktuara gjatë gati një viti konflikt mbeten ende të paadresuara.

NJOFTIMI I PLOTE I MABCO PER MEDIAT

DEKLARATË ZYRTARE E SHOQËRISË MABCO CONSTRUCTIONS S.A.
 
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, të rikthehet menjëherë normaliteti në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës
 
Tiranë, 26 maj 2026
 
Shoqëria Mabco Constructions S.A. pёrshёndet vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, e cila ka rrëzuar përfundimisht të dy vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Gjykatës së Apelit që kufizonin të drejtën e votës së Mabco-s si ortak mazhoritar me 98% të kuotave në shoqërinë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k.

Për gati një vit, që nga tetori 2025, këto vendime kishin privuar shoqërinë tonë nga ushtrimi i të drejtave themelore të aksionarit mazhoritar; e drejta e votës, e drejta e informimit, e drejta e aksesit në kantierin e ndërtimit dhe e drejta e kontrollit mbi investimin e saj prej mbi 90 milionë euro. Këtë situatë ka qenё njё tentativë sistematike për shpronësim de facto të investitorit kryesor të huaj të projektit, që i solli dëm jo vetëm Mabco-s, por edhe interesit publik dhe reputacionit të Republikës së Shqipërisë si destinacion për investime të huaja.
Vendimi i Gjykatës së Lartë i hap rrugën rikthimit të ligjshmërisë, por nuk e zbaton atë vetvetiu. Mabco i bёn thirrje:

Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, të angazhohet tani seriozisht dhe me mirëbesim me Mabco-n për ta çuar projektin përpara, duke i dhënë fund heshtjes institucionale me të cilën jemi përballur deri tani, pavarësisht më shumë se pesëdhjetë shkresave zyrtare të dërguara nga Mabco që nga shtatori 2025;;

Qendrës Kombëtare të Biznesit, të përditësojë menjëherë regjistrin tregtar në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë, duke korrigjuar pa vonesë regjistrimet e kryera gjatë periudhës së pezullimit të paligjshëm të të drejtave të Mabco-s;

Policisë së Shtetit, të mos vazhdojë të përdoret si instrument privat për përjashtimin e zotëruesit me 98% të kuotave nga kantieri i tij, dhe të garantojë aksesin e lirë e të sigurt të Mabco-s, përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve dhe nënkontraktorëve të saj në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës;

Administratorit aktualisht të regjistruar të VIA-s, i emëruar në mënyrë të paligjshme nga ortaku minoritar me 2% të kuotave dhe i kontestuar nga Mabco-ja në rrugë gjyqësore civile dhe penale, si dhe zyrtarëve të lidhur me të, të bashkëpunojnë menjëherë dhe të heqin dorë nga çdo veprim që pengon ushtrimin e të drejtave të Mabco-s, të garantojnë aksesin e plotë të personelit, inxhinierëve, specialistëve dhe nënkontraktorëve të Mabco-s në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, si dhe ndërprerjen e menjëhershme të çdo procedure të kryer mbi bazën e të ashtuquajturave "njoftime për zgjidhje kontrate" dërguar Mabco-s.

Ndonёse vendimi i Gjykatës së Lartë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, ai sigurisht nuk adreson tё gjitha dëmet ekonomike dhe reputacionale të shkaktuara nga tё drejtat e mohuara prej gati njё viti.  Megjthatё, Mabco mbetet plotësisht e përkushtuar për vijimin e punimeve, certifikimin dhe përfundimin me sukses të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në interes të shqiptarёve, investitorëve dhe të Republikës së Shqipërisë. Aeroporti i Vlorës mund dhe duhet të përfundojë me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë për të cilat Mabco është e njohur globalisht.

Sё fundmi, Mabco çmon publikisht profesionalizmin dhe përkushtimin e atyre punonjësve dhe specialistëve të VIA-s dhe Mabco-s që, përgjatë kësaj periudhe tejet të vështirë, kanë ruajtur standardet e tyre profesionale dhe kanë vijuar punën në interes të projektit, pavarёsisht presionit tё jashtёzakonshёm me tё cilin janё pёrballur.
 
Mabco Constructions S.A.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Sipas informacioneve paraprake, nj&eum...

16:46

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI