Flash

Telefonata Netanyahu–Trump/ SHBA kërkon të mos goditet Bejruti për të mos rrezikuar bisedimet me Iranin

Lapsi.al 27 May 2026

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur në telefon me presidentin amerikan Donald Trump, në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi të operacioneve ushtarake në Liban dhe Gaza. Sipas mediave izraelite, telefonata është zhvilluar pas mbledhjes së Kabinetit të Sigurisë.

Ushtria izraelite po intensifikon operacionet kundër Hezbollahut në jug të Libanit. Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të shmangë sulmet ndaj Bejrutit, për të mos rrezikuar negociatat SHBA–Iran. Ndërkohë, media izraelite Ynet raporton se Forcat Ajrore të Izraelit kanë eliminuar Mohammed Odeh, i cili thuhet se ishte emëruar së fundmi në krye të krahut ushtarak të Hamasit. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga Hamasi lidhur me këto raportime. Në Liban, sulmet ajrore vijojnë kryesisht në jug të vendit, ku sipas autoriteteve lokale dhe mediave rajonale, të paktën 31 persona janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur.

Të këshilluara

Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë

17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre. Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Europë dhe mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 13%. Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën […]

07:06

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI