Flash

Çfarë po e mban “peng” marrëveshjen e paqes mes SHBA dhe Iranit?

Lapsi.al 27 May 2026

Një shumë prej 24 miliardë dollarësh asete iraniane të ngrira, veçanërisht 12 miliardë dollarë që Teherani kërkon t’i ketë menjëherë në dispozicion, duket se përbën pengesën e fundit në negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane Fars News, negociatat po zhvillohen përmes ndërmjetësimit të Katarit dhe tashmë fokusi nuk është më te programi bërthamor i Iranit, por te koha dhe mënyra e zhbllokimit të miliardave dollarëve iranianë të ngrirë jashtë vendit.

Raportimet sugjerojnë se struktura bazë e një marrëveshjeje – e quajtur nga disa media rajonale si “Deklarata e Islamabadit” – është dakordësuar në masë të madhe.

Ajo do të përfshinte një zgjatje 60-ditore të armëpushimit aktual, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, bisedime të mëtejshme për çështjet e pazgjidhura dhe një mekanizëm për trajtimin e stokut iranian të uraniumit të pasuruar.

Megjithatë, sipas burimeve iraniane, Teherani kërkon qasje të garantuar në të paktën 12 miliardë dollarë që në fazën e parë të marrëveshjes, përfshirë rreth 6 miliardë dollarë të depozituara në bankat e Katarit, fonde të lidhura me një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2023, të cilat më pas u kufizuan nga Uashingtoni pas shpërthimit të konfliktit rajonal.

Këtu qëndron edhe mosmarrëveshja kryesore.

Shtetet e Bashkuara, sipas raportimeve, duan që lirimi i fondeve të lidhet me një marrëveshje bërthamore gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, ndërsa Irani këmbëngul se pa një hap konkret financiar paraprak nga Washingtoni, nuk do të ketë marrëveshje paraprake.

“Çështja e fondeve të ngrira mbetet pengesa e vetme e menjëhershme për avancimin e memorandumit të mundshëm të mirëkuptimit”, raporton Iran International, duke cituar një burim të informuar me negociatat.

Nëse arrihet dakordësia, marrëveshja paraprake pritet të parashikojë rihapjen pa tarifa të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Irani do të hiqte minat e vendosura në korridorin strategjik detar.

Në këmbim, Shtetet e Bashkuara do të lehtësonin disa sanksione ndaj porteve iraniane dhe shitjeve të naftës, duke i hapur rrugë rikthimit gradual të eksporteve energjetike iraniane në tregjet globale.

Çështjet më sensitive – si kapacitetet bërthamore të Iranit dhe stoku i uraniumit të pasuruar – mbeten ende pjesë e negociatave.

Marrëveshja, sipas raportimeve, do të duhet të marrë miratimin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, përpara se t’i paraqitet për aprovim final liderit suprem, Mojtaba Khamenei.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI