Flash

U dënua me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Edison Memollës

Lapsi.al 27 May 2026

Gjykata e Lartë më 11 qershor do të shqyrtojë rekursin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm që e la në burg për një vit.

Relator i kësaj dosjeje është caktuar gjyqtari Genti Shala, i cili pritet të dalë me vendim mbi rekursin. Memolla, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Rrogozhinës, u gjet fajtor nga dy gjykata për korrupsion në zgjedhje. Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 9 shkurt 2026, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audiopërgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë te një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Të këshilluara

Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë

17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre. Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Europë dhe mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 13%. Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën […]

07:06

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI