Flash

Mesazh për Kurban Bajramin, Erdogan sulmon Netanyahun

Lapsi.al 27 May 2026

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë mesazhit të tij me rastin e Festës së Sakrificës (Kurban Bajramit), të mbajtur pranë Xhamisë së Madhe Çamlıca në Stamboll. 

Gjatë fjalës së tij, Erdoğan u ndal tek situata në Gaza dhe Palestinë, duke theksuar nevojën për unitet të botës myslimane dhe solidaritet mes vendeve islame. “Zoti na dhëntë mundësinë të arrijmë edhe shumë festa të tjera me shëndet, begati dhe gëzim. Uniteti dhe kohezioni ynë qoftë i përjetshëm,” u shpreh ai, duke uruar besimtarët për festën.

Megjithatë, gjatë deklaratave për gazetarët, presidenti turk përdori një ton më të ashpër ndaj Netanyahut, duke e cilësuar situatën në Gaza si një “provë të madhe” për botën myslimane.   

“Ky tiran i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton për atë që po ndodh në Palestinë dhe Gaza,” tha Erdoğan, duke shtuar se pret një reagim më të gjerë ndërkombëtar ndaj zhvillimeve në rajon. Ai theksoi gjithashtu se festa duhet të shërbejë si një moment bashkimi për botën islame dhe forcim të solidaritetit mes vendeve myslimane.

Të këshilluara

Alarmi global për Super El Niño! Rrezik i madh për ndërprerje të internetit

Shkencëtarët dhe meteorologët po ndjekin me shqetësim një zhvillim të mundshëm klimatik të quajtur “Super El Niño”, për të cilin Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) ka paralajmëruar se mund të shfaqet në korrik të këtij viti. Fenomeni El Niño lidhet me ngrohjen anormale të ujërave të Oqeanit Paqësor, e cila ndikon në […]

13:32

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI