Flash

Numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në këtë vit akademik janë regjistruar 115,7 mijë studentë me tkurrje 5.5% nga viti 2024. Rënien më të fortë e kanë pësuar Universitetet Publike, teksa në ato private […]

Lapsi.al 27 May 2026

Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në këtë vit akademik janë regjistruar 115,7 mijë studentë me tkurrje 5.5% nga viti 2024.

Rënien më të fortë e kanë pësuar Universitetet Publike, teksa në ato private rënia ishte më e butë. Gjatë 10-vjeçarit të fundit, numri total i studentëve të ulur në bankat e shkollave të larta ka pësuar rënie të ndjeshme, nga rreth 141.4 mijë studentë që në vetëm 115.7 mijë në vitin akademik 2025-2026 ose 18%.

Humbësit më të mëdhenj të kësaj periudhe janë universitetet publike. Nëse në vitin 2016 institucionet shtetërore numëronin mbi 116.8 mijë studentë, ky numër ka ardhur në rënie të vazhdueshme vit pas viti, me një përjashtim të vogël dhe të përkohshëm në vitin 2018.

Rënia ka kulmuar këtë vit akademik me rreth 81 mijë studentë, çka përkthehet në një humbje të fortë prej afro 31% të bazës studentore brenda dhjetë viteve. Zbrazja e auditorëve publike ngre pikëpyetje të mëdha mbi qëndrueshmërinë financiare të disa degëve dhe nevojën e emergjente për reforma strukturore. Në vitin akademik 2025-2026 në sektorin publik të arsimit të lartë kishte 6.8 % më pak studentë se viti paraardhës.

Në anën tjetër universitetet private kanë treguar një performancë mjaft dinamike, duke sfiduar krizën demografike që preku sektorin publik.

Nga rreth 24.5 mijë studentë që zgjidhnin arsimin jopublik në vitin 2016, shifrat kanë ardhur në rritje të qëndrueshme, duke kapërcyer pragun e 30 mijë studentëve në vitin 2022 dhe duke arritur pikun në vitin 2024 me mbi 35.7 mijë të regjistruar.

Edhe pse ky vit akademik shënoi rënie të lehtë me 2.6% për privatët në rreth 34.8 mijë studentë, ecuria e tyre e përgjithshme mbetet dukshëm pozitive. Përgjatë 10 viteve numri tyre u rrit më shumë se 40%.

Ky zhvillim ka ndryshuar rrënjësisht edhe peshën që zë secili sektor në tregun e arsimit të lartë. Nëse në vitin 2016 universitetet publike mbanin dominimin absolut me rreth 83% të peshës totale të studentëve, deri në vitin 2025 kjo peshë ka rënë në 70%.

Paralelisht, arsimi privat ka fituar terren të ndjeshëm, duke rritur kuotën e tij të tregut nga 17% që zinte në 2016, në plot 30% në vitin e fundit të analizuar.

Pavarësisht tkurrjes së përgjithshme të numrit të të rinjve në vend, institucionet private po arrijnë të tërheqin një pjesë gjithnjë e më të madhe të studentëve të mbetur, duke u kthyer në një konkurrent të fuqishëm përballë ofertës shtetërore./B.H. Monitor 

Burimi: INSTAT 

 

Të këshilluara

Vrasje, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe EUROJUST: 12 të arrestuar

Një mega-operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROJUST ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të rrezikshëm kriminal franko-italian dhe shqiptar, i përfshirë në krime të rënda si vrasje me metoda mafioze, trafik droge dhe pastrim parash. Gjatë operacionit të shtrirë në dy shtetet, në Itali dhe Shqipëri, janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar […]

17:38

Friedman: Trump po e mbyll luftën me Iranin duke i dhënë regjimit një jetë të dytë

Në një editorial të fortë për The New York Times, Thomas L. Friedman argumenton se Trump mund ta shesë si fitore fundin e luftës me Iranin, nëse arrin të largojë uraniumin pranë nivelit të bombës. Por sipas tij, çmimi real mund të jetë shumë më i rëndë. Një regjim iranian i lënë në pushtet, i forcuar nga lehtësimi i sanksioneve dhe tashmë i vetëdijshëm se mund të mbajë peng ekonominë globale përmes Ngushticës së Hormuzit.

16:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI