Flash

Vrasje, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe EUROJUST: 12 të arrestuar

Një mega-operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROJUST ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të rrezikshëm kriminal franko-italian dhe shqiptar, i përfshirë në krime të rënda si vrasje me metoda mafioze, trafik droge dhe pastrim parash. Gjatë operacionit të shtrirë në dy shtetet, në Itali dhe Shqipëri, janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar […]

Lapsi.al 27 May 2026

Një mega-operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROJUST ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të rrezikshëm kriminal franko-italian dhe shqiptar, i përfshirë në krime të rënda si vrasje me metoda mafioze, trafik droge dhe pastrim parash.

Gjatë operacionit të shtrirë në dy shtetet, në Itali dhe Shqipëri, janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar si dhe janë lëshuar urdhër-thirrje për tre të tjerë. Ky rrjet kriminal dyshohet se fshihet pas një vrasjeje të bujshme të ndodhur vitin e kaluar në territorin italian.

Hetimet e koordinuara zbuluan se gjithçka nisi më 25 maj të vitit të kaluar, ku një sherr në një bar në rajonin e Barit në Itali, eskaloi shpejt në një vrasje brutale. Viktima u ekzekutua me metoda mafioze dhe trupi i tij u gjet në një shpellë të izoluar në zonën e “Alta Murgia”.

Hetimet e mëtejshme për këtë vrasje zbuluan lidhje të forta me një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar.

 

Pasi autoritetet ranë në gjurmët e vrasjes dhe trafikut të drogës, zbuluan një strukturë të mirëfilltë kriminale që merrej me pastrimin e parave në nivel ndërkombëtar. Nga të dhënat zyrtare të EUROJUST, ky grup kishte arritur të pastronte rreth 1 milion euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në Itali, duke i transferuar ato drejt Shqipërisë përmes një rrjeti të strukturuar me bazë në Tiranë.

Në total, 15 persona janë marrë të pandehur dhe akuzohen për vepra të rënda si: vrasje me paramendim e kryer me metoda mafioze, gjobëvënie e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje e municioneve, si dhe përkrahje e autorit në krim.

Ky operacion është kurorëzimi i një pune të gjatë investigative falë skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT) të ngritura mes Prokurorisë së Barit (DDA) dhe Strukturës Ndërkohë të Posaçme (SPAK) në Tiranë.

Që nga viti 2018 e deri më sot, janë ngritur 5 skuadra të përbashkëta hetimore që kanë shënjestruar organizatat kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës dhe heroinës.

Bilanci i këtij bashkëpunimi disavjeçar është mbresëlënës: mbi 170 të arrestuar dhe sekuestrimi i më shumë se 7 tonëve drogë (kokainë, heroinë, marjuanë dhe hashish), ku shumë prej të dënuarve kanë marrë dënime deri në 20 vite burg.

Në këtë aksion të fundit morën pjesë aktive Antimafia e Barit (DDA), Policia Italiane, Atasheu i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, si dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) së bashku me Policinë e Shtetit Shqiptar.

Të këshilluara

Friedman: Trump po e mbyll luftën me Iranin duke i dhënë regjimit një jetë të dytë

Në një editorial të fortë për The New York Times, Thomas L. Friedman argumenton se Trump mund ta shesë si fitore fundin e luftës me Iranin, nëse arrin të largojë uraniumin pranë nivelit të bombës. Por sipas tij, çmimi real mund të jetë shumë më i rëndë. Një regjim iranian i lënë në pushtet, i forcuar nga lehtësimi i sanksioneve dhe tashmë i vetëdijshëm se mund të mbajë peng ekonominë globale përmes Ngushticës së Hormuzit.

16:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI