Flash

FOTO/ Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

Lapsi.al 11 August 2026

Ishte përfolur prej disa ditësh se gjatë pushimeve në jug në vendit kryeministri Edi Rama ishte takuar edhe Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros.

Fillimisht qarkulloi foto e një gomoneje, por paksa e paqartë ndërsa tashmë në rrjet është hedhur një tjetër foto që tregon takimin mes të dyve. 

Sipas informacioneve të siguruara, darka është mbajtur në një nga restorantet e Dhërmiut. 

Takimi Rama - Soros tërheq vëmendje për shkak të marrëdhënies së kryeministrit shqiptar edhe me rrethin e Trump, dy armiq të betuar të njëri tjetrit.

Interesant është edhe fakti se Rama deklaroi pak kohë më parë se protestat e flamingove mbështeteshin edhe nga armiq të Trump, duke nënkuptuar rrjetin e Soros.

Së fundmi janë hedhur edhe pikëpyetje nëse Rama e lidhui qëllimisht Jared Kushner dhe Ivanka Trump me Artur Shehun në Zvërnec me qëllim dëmtimin e imazhit të tyre.  ©LAPSI.al

 


Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI