Flash

Euro zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

Lapsi.al 11 August 2026

Monedha e përbashkët po bie me shpejtësi në këto ditë të nxehta të gushtit, teksa kulmi i sezonit ka rritur ofertën e valutës në treg, si rrjedhojë e prurjeve të turistëve të huaj.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 92.96 lekë, me një rënie prej 0.11 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Vetëm gjatë gushtit, monedha e përbashkët është nënçmuar me 0.57 lekë.
Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro këmbehet me 3.8 lekë më pak, me një nënçmim prej gati 4%.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, tregu ndodhet nën efektin e prurjeve të sezonit turistik, që në këtë periudhë të vitit arrin pikun e tij.
Në krahasim me kulmin e tij prej rreth 140 lekësh, në 2011-n, euro sot këmbehet me 47.4 lekë më pak, me një nënçmim prej gati 34%, duke humbur një të tretën e vlerë.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia e euros gjatë dekadës së fundit është e lidhur me dy faktorë, së pari flukset informale, që kanë ndikuar sidomos deri në vitin 2024. Pas kësaj periudhe hyrjet valutore u shtuan dhe nga rritja e numrit të hyrjeve të shtetasve të huaj, që i kaluan 12 milionë në 2025-n.

Banka e Shqipërisë po ndërhyn vazhdimisht në tregun valutor për të blerë valutë, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë vetëm sa po e kontrollojnë pjesërisht rënien e Euros, pa mundur ta frenojnë plotësisht atë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka Qendrore ka ndërhyrë dy herë për të blerë Euro së fundmi.

Që prej fillimit të vitit 2024 deri në fund të 3-mujorit 2026, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu gati 2.2 miliardë euro. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, blerjen kishin vlerën e 140 milionë eurove, një rekord për këtë periudhë të vitit. /monitor 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI