Flash

Pas përplasjeve te Kryeministria, protesta zhvendoset te Gjykata: Kërkohet lirimi i 14 qytetarëve

Lapsi.al 2026-09-04 07:56:55

Pas përplasjeve te Kryeministria, protesta zhvendoset te Gjykata:

Aktivistët dhe qytetarët do të protestojnë sot në orën 10:00 para Gjykatës Penale në Tiranë. Ata kërkojnë lirimin e 14 protestuesve të arrestuar pas tensioneve të dy ditëve më parë para Kryeministrisë. Tubimi do të zhvillohet në të njëjtën kohë kur të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Aktivistët u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe studentëve t’i bashkohen protestës.

Aktivistët paralajmëruan se arrestimet nuk do ta ndalin mobilizimin dhe se protesta do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi lirimin e 14 të arrestuarve, të cilët, sipas saj, po mbahen padrejtësisht. Ajo akuzoi qeverinë se po përdor Policinë e Shtetit për të frikësuar dhe zmbrapsur qytetarët që protestojnë.

“Intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na shton revoltën dhe qëndresën”, deklaroi Vatnikaj, ndërsa përsëriti thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit.

Aktivistët kanë paralajmëruar gjithashtu se do të protestojnë para Kuvendit në çdo seancë parlamentare.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: What if Lali gets out of prison?

A pact has been drawn up between the prime minister and the imprisoned mayor to return the latter to office. But what would be the consequence for a justice reform, that the high-ranking officials have kicked down the doors of his cells?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI