
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti po zhvillon një tjetër me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se takimi ka nisur rreth orës 16:00.
-
Kriza për presidentin/ Kurti tregohet konsensual, opozita bllokon
2 Shtator, 12:07
Abdixhiku të martën pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se 6 prej 18 deputetëve të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj e Janina Ymeri janë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun.
Gjithashtu të martën u takua edhe Grupin Parlamentar i Vetëvendosjes. Pas takimit Kurti tha se në këtë grup të gjithë ishin të pajtimit për kandidaturën e Sejdiut, por tha se me refuzimin e 6 deputetëve të LDK-së numri maksimal i votave që mund të sigurojnë është 74.
