
Ka pasur tensione protesta e kësaj të marte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Pas marshimit në qendër të Tiranës, protestuesit kanë bllokuar njërën nga hyrjet e kryeministrisë.
Protestuesit pretenduan se arsyeja që i ka çuar në ndryshimin e skenarit të tubimit të sotëm është shkuarja e kryeministrit Edi Rama në zyrën e tij.
Kjo ka bërë që të angazhohen forca të shumta të policisë të cilat kanë shtyrë dhe shoqëruar protestuesit.
Në këto momente ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë autoboti i hedhjes së ujit si dhe forcat “Shqiponja”.
Forcat e policisë kanë tentuar të largojnë protestuesit nga godina, ndërsa këta të fundit kanë kundërshtuar lëvizjen e efektivëve.
Tensionet vijnë në ditën e 94-t të protestës kundër qeverisë, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.