Flash

Berisha: Sondazhet e fundit të vetë partisë së krimit tregojnë një rënie katastrofike të PS në 29 përqind

Lapsi.al 12 August 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se sondazhet më të fundit të brendshme të vetë Partisë Socialiste tregojnë një rënie të fortë të mbështetjes për mazhorancën.

Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se, shifrat e brendshme e nxjerrin forcën në pushtet në nivelin e 29 përqindëshit, ndërsa kjo situatë ka ngjallur alarm te drejtuesit e shumicës. 

Kreu i opozitës u shpreh se shifrat reale mund të jenë edhe më të ulëta nëse llogaritet faktori frikë te qytetarët e pyetur.

"Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale.
Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë. Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë.
Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm.", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI