Flash

Qëlluan me armë zjarri drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin

Lapsi.al 12 August 2026

Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Kurbin, pasi qëlluan me armë zjarri drejt automjetit të kushëririt të tyre. Në lidhje me këtë, është shpallur në kërkim edhe një tjetër person.  

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tre të arrestuarit, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me kushëririn e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Nga ky rast, nuk pati persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe gjetjen e armës së zjarrit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI