Flash

Arrestohen gjashtë shqiptarë në Belgjikë, zbulohen tre plantacione kanabisi me mbi 2 mijë bimë

Lapsi.al 18 November 2026

Arrestohen gjashtë shqiptarë në Belgjikë, zbulohen tre

Policia belge ka goditur një rrjet të dyshuar të kultivimit të paligjshëm të kanabisit, gjatë një operacioni të zhvilluar më 9 nëntor në disa zona të vendit. Sipas mediave belge, kontrollet u ushtruan në pesë banesa në Etterbeek, Evere, Leuven, Overijse dhe Tervuren, në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale të dyshuar për kultivimin e kanabisit. Gjatë operacionit, autoritetet zbuluan tri plantacione profesionale, dy prej të cilave ishin në funksion të plotë. Në total u sekuestruan më shumë se 2 mijë bimë kanabisi dhe rreth 55 kilogramë kanabis i korrur.

Gjithashtu, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 17 mijë euro para në dorë. Të gjitha plantacionet u çmontuan, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua për t'u shkatërruar. Në pranga përfunduan gjashtë shtetas shqiptarë, të moshave 29 deri në 57 vjeç. Ata u paraqitën para gjyqtarit hetues, i cili vendosi masën e arrestit me burg.

Sipas mediave belge, ky nuk është rasti i parë ku shtetas shqiptarë dyshohen për përfshirje në kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Belgjikë. Në dhjetor të vitit 2025, një gjykatë në Bruksel dënoi me burgim 10 shtetas shqiptarë për kultivim ilegal të kanabisit. Ndërkohë, një hetim i përbashkët i mediave Knack, Le Soir dhe RTBF, i publikuar në qershor 2026, ngriti shqetësimin për zgjerimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Belgjikë. Hetimet për operacionin e fundit vijojnë, ndërsa autoritetet belge po përpiqen të zbardhin përmasat e organizimit dhe aktivitetit të dyshuar kriminal.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI