Flash

Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra nga Kosova

Lapsi.al 22 June 2026

Dy të reja nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë. Ngjarja ndodhi në autostradën A5 në Gjermani. Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe. Policia gjermane ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Në të njëjtën vendndodhje janë regjistruar dy aksidente të ndara. Aksidenti i parë ka ndodhur pak pas orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal. Dy automjete janë përplasur gjatë një manovre ndërrimi korsie nga korsia e mesme në atë të majtë. Sipas autoriteteve, për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet, të cilat përfunduan të ndaluara në rrugë. Nga ky aksident një person mbeti i plagosur rëndë. 

Pengesat e krijuara nga aksidenti i parë detyruan drejtuesit e automjeteve që po lëviznin pas tyre të frenonin papritur. Si pasojë, pranë nyjës së Appenweierit ndodhi një aksident i dytë i rëndë, ku u përfshinë pesë automjete. Policia gjermane bëri të ditur se dy vajzat që udhëtonin në një automjet të tipit Smart humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI