Flash

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, një person në gjendje të rëndë

Lapsi.al 11 August 2026

Një aksident trafiku me një të plagosur rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në aksin nacional Delvinë-Sarandë. Ngjarja ndodhi në kthesën për në fshatin Bajkaj, pranë një pike karburanti, ku autobusi i linjës Delvinë-Sarandë, ka përplasur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, i cili po lëvizte në këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit fillimisht është larguar nga vendngjarja, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nga testi i alkoolit rezultoi se drejtuesi i autobusit nuk kishte konsumuar alkool, me nivel 0.00 mg/l.

I plagosuri është transportuar fillimisht me ambulancë drejt spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, gjendja e 65-vjeçarit është e rëndë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Agim Vocka është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI