Flash

Zjarri në Spanjë, evakuohen 800 persona

Lapsi.al 11 August 2026

Një zjarr masiv në provincën Huelva, në jugperëndim të Spanjës, ka detyruar rreth 800 persona të evakuohen, ndërsa flakët kanë përfshirë rreth 20 mijë hektarë tokë.

Mbi 600 zjarrfikës, të mbështetur nga 26 avionë dhe helikopterë, po luftojnë me zjarrin që shpërtheu një javë më parë. Autoritetet e kanë përshkruar situatën si jashtëzakonisht të vështirë dhe të rrezikshme, ndërsa nuk ka ende parashikime për vënien e shpejtë nën kontroll të flakëve.

Banorët e disa zonave janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa të evakuuarit janë strehuar në ambiente publike. Disa banesa janë dëmtuar ose shkatërruar nga zjarri. 

Zjarri në Huelva shpërthen në një sezon veçanërisht të rëndë për Spanjën, pas një zjarri që përfshiu rreth 50 mijë hektarë pranë Madridit në korrik dhe një tjetër në Almeria, ku humbën jetën 14 persona.

Situata vjen në një periudhë thatësire të rëndë në Evropë. Të dhënat e Copernicus tregojnë se kontinenti po përballet me rritje të temperaturave më të shpejtë se çdo kontinent tjetër, duke shtuar rrezikun për zjarre të mëdha.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI