Flash

Trump i kërkon JD Vance zgjidhje për luftën me Iranin!

Lapsi.al 10 April 2026
Trump i kërkon JD Vance zgjidhje për luftën me Iranin!

Donald Trump i ka kërkuar zëvendëspresidentit JD Vance të gjejë një mënyrë për të nxjerrë SHBA-në nga konflikti me Iranin.

Vance, i cili niset këtë të premte për Islamabad, ka qenë një nga mbrojtësit më të rezervuar të luftës kundër Iranit brenda rrethit të brendshëm të Trumpit.

Ai ka shprehur dyshime të vazhdueshme për ndërhyrjet ushtarake jashtë vendit dhe ka qenë i hapur mbi rrezikun e përfshirjes së trupave në një konflikt të gjatë.

Vizita e zëvendëspresidentit vjen ndërsa armëpushimi i përkohshëm duket i kërcënuar dhe hendeku mes kërkesave publike të Iranit dhe atyre të SHBA-së dhe Izraelit duket i vështirë për t’u kapërcyer.

Vance do të shoqërohet nga dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, të cilët kanë marrë pjesë më parë në tre raunde bisedimesh indirekte me negociatorë iranianë për të adresuar çështjet bërthamore dhe raketore të Teheranit dhe mbështetjen e tij për grupet proxy në Lindjen e Mesme, para se Trump dhe Izraeli të nisnin konfliktin më 28 shkurt.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje të hollësishme për formatin e bisedimeve dhe nuk ka specifikuar pritshmëritë për këtë takim./DailyMail

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI