Flash

Lokali ishte kthyer në ambient për lojërat e fatit, prangoset pronari

Lapsi.al 10 April 2026
Lokali ishte kthyer në ambient për lojërat e fatit, prangoset

Zbulohet një lokal i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet pronari dhe i sekuestrohet celulari. Po ashtu u vu në hetim 1 shtetas, pasi mbante me vete, në ambientet e lokalit, mjet prerës.

“Si rezultat i kontrolleve në subjekte ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 konstatuan se në një lokal në rrugën “Kastriotët”, viheshin baste sportive, me celular.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi V. G., 37 vjeç.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme në këtë subjekt, u konstatua se klienti, shtetasi O. I., 21 vjeç, kishte me vete 1 mjet prerës. Për 21-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Celulari i të arrestuarit dhe mjeti prerës u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 10 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.3 lekë dhe do...

08:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI