Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale në 15 vitet e fundit

Lapsi.al 10 April 2026
Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika

Banka Botërore e renditi Shqipërinë të fundit në 21 vende të rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore për ndërmarrjen e politikave industriale në 15 vitet e fundit.

Në raportin e fundit mbi zhvillimet e pritshme ekonomike në këtë Rajon, Banka vuri në dukje se Shqipëria pozicionohet më dobët në krahasim me vendet e tjera sa i përket hartimit dhe zbatimit të politikave të reja industriale dhe tregtare.

Ndryshe nga Serbia, apo të tjera Polonia dhe Turqia, Shqipëria ka zero politika industriale gjatë 15 viteve të fundit. Madje Shqipëria paraqitet me dobët se Moldavia, Azerbajxhani.

Edhe gjatë goditjes globale të pandemisë (2020–2021) apo krizës së çmimeve pas vitit 2022, numri i ndërhyrjeve të shënjestruara në sektorë specifikë mbetet afër zeros, duke e renditur vendin tonë të fundit në rajon për nga dinamika e mbrojtjes ose nxitjes së industrive përmes instrumenteve shtetërore.

Kjo renditje e dobët e Shqipërisë vjen nga modeli ekonomik që bazohet te shërbimet dhe konsumi, me një varësi të lartë nga importet. Ndryshe nga vendet me bazë të fortë prodhuese, ku shteti ndërhyn për të mbrojtur eksportet ose për të zëvendësuar importet, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë strategji për sektorin e prodhimit apo teknologjisë.

Ndërsa vendet e tjera në Europë, Azi ndërhyjnë për të rregulluar sektorë si makineritë, energjia apo industria ushtarake, ekonomia shqiptare është e përqendruar në turizëm dhe ndërtim, sektorë që rregullohen më shumë përmes lejeve dhe taksave të përgjithshme sesa përmes ndërhyrjeve të politikës tregtare.

Nga ana tjetër ndërhyrjet e qeverive në politikat tregtare dhe industriale në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore janë rritur ndjeshëm pas pandemisë.

Sipas të dhënave rreth një e treta e vendeve të Rajonit kanë vijuar të zbatojnë masa të reja gjatë periudhës 2022-2025 me një intensitet që tejkalon mesataren e viteve 2009-2019. Ky trend reflekton një përpjekje të qeverive për të mbrojtur industritë vendase dhe për të siguruar zinxhirët e furnizimit në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, të dhënat tregojnë një profil më të dobët të ndërhyrjeve në krahasim me fuqitë e mëdha rajonale. Shqipëria dhe Mali i Zi paraqiten me një aktivitet minimal, ku pas një rritjeje të lehtë gjatë viteve të pandemisë 2020-2021, numri i masave të reja vjetore është rikthyer drejt zeros ose niveleve shumë të ulëta në vitet e fundit.

Ndryshe paraqitet situata në Serbi, ku shihet një rritje progresive e ndërhyrjeve, duke arritur pikun në periudhën aktuale 2022-2025, gjë që dëshmon për një politikë industriale më agresive dhe të orientuar drejt mbrojtjes apo nxitjes së sektorëve specifikë./Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 10 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.3 lekë dhe do...

08:44

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI