Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars

Lapsi.al 6 April 2026
Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik

Kriza në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimi i karburanteve nuk ka ndikuar në tendencën në rritje të shqiptarëve për të blerë automjete, të paktën për muajt e parë të vitit.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në mars u regjistruar për herë të parë 7,891 automjete në vend, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është dhe rekordi historik i regjistrimeve të reja të automjeteve që është shënuar ndonjëherë në mars.

E njëjta tendencë konstatohet për të gjithë tre mujorin e parë. Përveç janarit, kur regjistrimet ranë me 7.6%, në shkurt ato u rritën me 20.6%.

Në tremujorin e parë, në vend janë shtuar në rrugë gjithsej rreth 22 mjete të reja, pjesa më e madhe  të cilave autovetura, me një rritje prej 8.4% me bazë vjetore. 87% e këtyre makinave që u regjistruan për herë të parë ishin me naftë, benzinë, apo gaz, çmimi i të cilave u shtrenjtua ndjeshën në mars, me naftën që i kaloi 220 lekë, nga 175 lekë/litës në shkurt, benzina u rrit me 6 lekë (181 lekë litër) dhe gazi me 15-20 lekë për litër, duke arritur në 75 lekë litër.

Edhe tremujori i parë ka shënuar nivelin më të lartë të regjistrimeve të makinave në histori.

Numri i mjeteve aktive, që qarkullojnë në rrugët e vendit arriti në fund të marsit në gati 1.07 milionë, nga të cilat rreth 860 mijë janë autovetura.

Koreja e Jugut kryeson, Kina konsolidon vendin e dytë

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, Koreja e Jugut ka vijuar të mbajë kryesimin, në tremujorin e parë, me 24% të totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë që kanë ardhur nga ky shtet. Ky është viti i tretë që Koreja e Jugut është shteti më i preferuar për të blerë makinave për shkak të alternativave ekonomike që ai ofron.

Kina është në vend të dytë për herë të parë këtë vit. Në janar-mars, nga ky shtet erdhën gati 4 mijë automjete, ose 18% e totalit. Rritja e Kinës është e lidhur me interesin e shtuar për mjetet elektrike.

Në vend të tretë është Gjermania, me 12.9%, e ndjekur nga Italia, me 12.3%.

Trefishihet importi i makinave elektrike

Interesi për makina elektrike është shtuar vitet e fundit, por ritmet e rritjes rezultojnë se u përshpejtuan në mars, pasi kriza në Lindjen e Mesme çoi në shtrenjtimin e ndjeshëm të karburanteve.

Në mars, sipas të dhënave të DPSHTRR u regjistruan për herë të parë 1252 mjete elektrike, nga 898 në shkurt dhe 814 në janar.

Në total, për janar mars u regjistruan 2964 mjete elektrike, nga të cilat 2764 ishin autovetura. Mbizotëron marka kineze BYD, me 2046 regjistrime të reja për janar-mars.

Në krahasim me tremujorin e oaerë të 2025-s, regjistrimet e makinave elektrike janë trefishuar.

Pavarësisht interesit në rritje, pesha ndaj totalit vijon të mbetet e ulët, me 13% të regjistrimeve të reja për janar-mars që ishin elektrike, teksa vijon të dominojë nafta, e pas saj benzina. Në 2025-n, importet e mjeteve elektrike përbënin 5.7% të totalit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI