Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Rrugëtimi politik i Albulena Haxhiut, ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës

Lapsi.al 4 April 2026
Rrugëtimi politik i Albulena Haxhiut, ushtrueses së detyrës

Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit, ky është rrugëtimi 16-vjeçar i Albulena Haxhiut, e cila nga 4 prilli është edhe ushtruese e detyrës së presidentit, për shkak të skadimit të mandatit të presidentes së deritashme, Vjosa Osmanit. Haxhiu, 38-vjeçare, do të jetë në krye të shtetit, derisa për deputetët e legjislaturës së 10-të po rrjedh afati kushtetues - deri më 28 prill - që ta zgjedhin presidentin e ri. Në të kundërtën, vendi duhet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh.

Sipas Kushtetutës, pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit, “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”. Pasi e pranoi detyrën pasditën e 4 prillit nga presidentja e deritanishme, Haxhiu tha se është e vetëdijshme për përgjegjësitë kushtetuese që sjellë kjo detyrë, megjithëse përkohësisht për të.

“Unë e kuptoj përgjegjësinë dhe obligimet kushtetuese dhe zotohem se do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, tha Haxhiu teksa e pranoi detyrën.

Albulena Haxhiu është pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa kryetare e Kuvendit është zgjedhur më 11 shkurt, ditën kur është formuar edhe Qeveria e re. Ngjitja e saj në këtë pozitë nuk ka qenë proces i lehtë. Ajo është propozuar për kryeparlamentare mbi 50 herë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, mirëpo nuk i ka siguruar asnjëherë votat e nevojshme.

Megjithatë, për disa muaj ajo e ushtroi pozitën e nënkryetares, deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Si njihet Haxhiu?

Me t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhiu është zgjedhur deputete e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës në periudhën 2011- 2014. Ajo ka qenë deputete shtatë herë radhazi, derisa në katër legjislaturat e fundit është emëruar në pozita tjera: ministre, nënkryetare e Kuvendit dhe kryekuvendare.

Si deputete, ajo e ka udhëhequr për dy mandate Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Më 2020, Haxhiu është emëruar ministre e Drejtësisë, dhe është riemëruar në atë pozitë edhe në Qeverinë e radhës të formuar më 2021.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025, ajo ishte gruaja më e votuar – në procesin e parë zgjedhor i fitoi mbi 125 mijë vota, në të dytin mbi 174 mijë sosh. Grupi i Grave Deputete gjatë një ngjarjeje të organizuar më 2024 kundër dhunës ndaj grave në politikë.

Nga protestat në rrugë deri te Presidenca

Sa ka qenë në opozitë, Haxhiu është parë pothuajse gjithmonë në ballë të protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka është arrestuar disa herë.

Më 2018, pas një procesi disavjeçar, Haxhiu është dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prishtinë për hedhje të gazit lotsjellës e pengim të personit zyrtar, veprime të cilët ajo dhe deputetë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje i ndërmorën për ta penguar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo u përfshi në tensione edhe në korrik të vitit 2023 sa ishte ministre e Drejtësisë.

Përgjatë një seance të Kuvendit, Haxhiu përplas fizikisht me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtakun, i cili gjuajti me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa po fliste në foltore.

Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës, duke sulmuar me sprej piperi Isa Mustafën, i cili në vitin 2015 ishte kryeministër i Kosovës. Më herët gjatë vitit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar një aktakuzë ndaj Haxhiut, dhe disa ish-deputetëve tjerë, të cilët akuzoheshin për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016, duke i dhënë fund një procesi të gjatë gjyqësor.

Ushtruesja e detyrës së presidentit është e lindur më 11 maj 1987 në Prishtinë.

Studimet i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore, në drejtimin e të drejtës penale.

Haxhiu është e martuar me ish-anëtarin e LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqin, dhe i ka tre fëmijë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI