Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Kosova vendos masa mbrojtëse për naftën teksa çmimi vazhdon të rritet

Lapsi.al 4 April 2026
Kosova vendos masa mbrojtëse për naftën teksa çmimi

Kosova ka vendosur të shtunën një masë mbrojtëse për çmimin e derivateve, teksa çmimi i naftës po vazhdon të rritet në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari, njoftoi në Facebook se vendimi për vazhdimin e masës së ndërmarrë më 3 mars hyri në fuqi të shtunën.

Masa ka për qëllim të caktojë fitimet maksimale të lejuar për shitjen me shumicë e pakicë dhe mos të lejojë rritje të pakontrolluar. Sipas vendimit, marzhi tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Kusari theksoi se, sipas të dhënave të tanishme, nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër, ndërsa me akcizë dhe TVSH mund të shitet jo më shumë se 1.91 euro për litër. Ndërsa, benzina ka hyrë në doganë me 1.30 euro për litër, ndërsa në tregun vendor mund të shitet jo më shumë se 1.44 euro për litër.

Më vonë, Kusari tha se Ministria ka pranuar të dhëna nga qytetarët se operatorët në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës kanë shkelur vendimin duke shitur naftë më çmim më të lartë se marzha e lejuar. Sipas saj, çmimi të shtunën në shumë operatorë ka shkuar nga 1.92 deri në 1.94 euro.

Kusari tha se vendimi parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe koordinim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës.

“U bëj thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që ta respektojnë këtë vendim. Çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndëshkime retroaktive nga Inspektorati i Tregut dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, tha ajo.

Rritjet e çmimeve të derivateve filluan pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion ushtarak në Iran, dhe Teherani u përgjigj me sulme në Izrael dhe vende të tjera aleate të SHBA-së në rajon.

Pas këtyre tensioneve, çmimi i naftës Brent, që është standard global, u rrit deri në 10 për qind më 1 mars dhe analistët presin rritje të mëtejshme.

Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.

Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore.

Kosova varet nga importi i derivateve të naftës pasi nuk ka rafineri të saj. Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë. Pas çdo krize globale, në Kosovë operatorët ekonomik kanë rritur çmimet e derivateve edhe për sasi të blera më herët me çmime më të ulëta.

Për të parandaluar abuzimet e çmimeve, ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, tha muajin e kaluar për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet të shqyrtojnë vazhdimin e masave mbrojtëse, për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit në kohë krize./REL

Të këshilluara

Procesi i integrimit, Rama akuzon opozitën!

Kryeministri Edi Rama vijoi sërish sulmet ndaj opozitës, duke theksuar se po vepron kundër interesit kombëtar sa i përket procesit të integrimit të vendit në BE...

14:16

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI