Flash

Iu gjetën në banesën e vjetër 10 kg kánabis, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 1 April 2026
Iu gjetën në banesën e vjetër 10 kg kánabis,

Rreth 10 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në Shkodër në kuadër të një operacioni të koduar “Kosani”. Policia thotë se në pranga ka vënë një 41-vjeçar.

Po ashtu, policia sekuestroi edhe një automjet me targa të huaja si edhe dy motobarka, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për të trafikuar lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë:

Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Kosani”. Sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Si rezulat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kosani”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 1 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:29

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI