Flash

Aksident me 5 të plagosur në aksin Fier-Patos

Lapsi.al 1 April 2026
Aksident me 5 të plagosur në aksin Fier-Patos

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Mbyetit”.

Një automjet tip “Wolsvagen” është përplasur me mjetin tip “Tuareg” dhe si pasojë e goditjes së fortë dy drejtuesit e mjeteve dhe tre prej pasagjerëve që po udhëtonin me ta janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Në vendngjarje Policia dhe grupi hetimor,  po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI